Barcelona ka shënuar fitore minimale ndaj Celta Vigos për ta mbajtur vendin e parë në La Liga. Golin e vetëm në ndeshjen e së dielës mbrëma e realizoi Pedri.
Ai shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Shifrat më nuk ndryshuan.
Barcelona ka 22 pikë nga tetë ndeshje. 22 pikë i ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë. Dy gjigantët janë shkëputur tashmë dhe pritet të jenë të vetmit në garën për titull të kampionit në Spanjë.