Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peço ndan rrugët me Nicen

Skuadra franceze Nice ka njoftuar për largimin e asistentit të Lucien Favres, Arjan Peço.

Peço u transferua në elitën e futbollit të Francës bashkë me trajnerin Favre në verën e këtij viti.

Sipas njoftimit të klubit, Peço i ka ndarë rrugët me Nicen, me marrëveshje të dyanshme.

“Nice dhe Arjan Peço kanë ndërprerë bashkëpunimin të martën, me marrëveshje të dyanshme. Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, i cili ka qenë trajner te FC Baseli në kategoritë U14, U17, U18 dhe U21, ka qenë asistent i trajnerit të ekipit të parë. Nice falënderon atë dhe i uron më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pas disfatës 1:0 nga Ajaccio muajin e kaluar, Peço u akuzua për sjellje jo të mirë me një recepsioniste, e cila ka dashur ta paraqesë rastin, ka shkruar të enjten mediumi francez “L’Equipe”.

Megjithatë, klubi nuk e ka përmendur këtë rast dhe është thënë se shkarkimi i tij është bërë për arsye sportive.

Artikuj të ngjashëm