Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peaty fiton të artën e dytë, Ledecky pëson humbje të rrallë

Notari britanik Adam Peaty ka fituar të artën e tij të dytë në Botërorin e notit që po mbahet në Budapest.

Peaty, të mërkurën, fitoi të artën në 50 metra bretkosë, duke notuar në finale këtë distancë me kohë 25.99 sekonda. Braziliani Joao Gomes Jr fitoi medaljen e argjendtë me kohë 26.52 sekonda, ndërsa të bronztën e fitoi jug-afrikani Cameron van der Burgh me kohë 26.60 sekonda, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peaty 22-vjeçar, në të vërtetë vetëm të martën theu dy herë rekordin e botës në këtë distancë, gjatë fazës kualifikuese dhe gjysmëfinales. Në gjysmëfinale notoi me kohë prej 25.95 sekonda dhe u bë notari i parë që përfundoi 50 metra bretkosë përfundi 26 sekondave. Ai fitoi edhe të artën në 100 metra bretkosë duke vendosur rekord të kampionatit botëror prej 57.47 sekondave.

Të mërkurën notarja amerikane Katie Ledecky, ka pësuar humbjen e parë të saj në një finale në Botërorin në Budapest.

Ledecky, që deri më tash ka fituar tri të arta, u desh të kënaqej me të argjendtën në 200 metra krol. Federica Pellegrini fitoi garën me kohë prej 1:57.73 minuta, ndërsa Ledecky përfundoi në vend të dytë me kohë identike me australianen Emma McKeon me kohë 1:55.18 minuta...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.