Ish-sulmuesi i Milanit, braziliani Alexandre Pato, është i lumtur tek Orlando City , por ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në “San Siro”, shkruan “Football-Italia” të martën.
Pato ka kontratë me ekipin amerikan deri në fund të këtij viti, por ëndërron të kthehet te skuadra e Milanit. Pato ishte pjesë e Milanit prej vitit 2008 deri në vitin 2013, ku shënoi 63 gola në 150 paraqitje. Ai pati një start premtues, por pastaj pësoi një rënie në karrierë dhe u detyrua të largohet nga Milani për t’iu bashkuar Corinthiansit.
“Ndihem mirë tek Orlando dhe kam kontrata me klubin, por Paolo Maldini e di shumë mirë që jam i gatshëm të kthehem. Jam më i pjekur tani dhe mund t’i ndihmoj lojtarët e rinj”, tha Pato.
32-vjeçari këtë sezon në MLS ka dy gola e po aq asistime në gjashtë paraqitje.