Sulmuesi kosovar Florent Bojaj ka shënuar gol të enjten në Bullgari. Ai realizoi në fitoren 5:3 të Etarit ndaj Dunav Ruse.
Bojaj shënoi për 2:1 në minutën e 39-të. Realizoi gol të bukur me goditje me kokë. Për Bojajn është goli i dytë këtë edicion.
Etari renditet i dhjeti me 27 pikë nga 26 ndeshje.
Bojaj nuk ka pasur periudhë të lehtë së fundi. Mediat në Bullgari kishin raportuar se babai i futbollistit ishte infektuar me COVID-19. Këtë lajm e kishte dhënë faqja “gong.ba” që më 18 maj. Familja e Bojajt jeton në Angli, ku futbollisti ka qëndruar gjatë izolimit. Pas kthimit në Bullgari është raportuar që ai të ketë qëndruar në karantinë për 14 ditë.