Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bojaj shënon gol në Bullgari

Sulmuesi kosovar Florent Bojaj ka realizuar të hënën golin e parë të edicionit. Ai shënoi në fitoren 6:2 të Etarit në udhëtim ndaj Vitosha Bistritsa.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të kampionatit të Bullgarisë në futboll. Bojaj 23-vjeçar është i lindur në Londër ndërsa ka shprehur dëshirë që të luajë për Kosovën.

Ai këtë edicion ka tri asistime. Bojaj ka disa paraqitje për U-17 të Shqipërisë. Në Bullgari ka luajtur edhe për Pirinin, ndërsa më herët ishte te disa skuadra angleze.

Artikuj të ngjashëm