Lionel Messi “hakmerret” ndaj Neymarit. Pas transferimit të yllit brazilian te PSG-ja, fanella katalanuse e Neymarit, është hequr nga muret e restorantit nën pronësinë e “pleshtit” argjentinas.
Restoranti quhet “Bellavista del Jardin del Norte”, ndërsa fanella mbante edhe autografin e vet Neymarit, transmeton TCH.
Lajmi ka marrë dhenë nëpër rrjetet sociale, pas fotografisë së shpërndarë nga Ivan Raupp, gazetar i “GloboEsporte”, ku duket qartësisht se vendi ku ndodhej fanella e sulmuesit të Parisit tashmë është bosh.
Nuk dihet nëse Messi ka ndërmend ta “zëvendësojë” fanellën e Neymarit me dikë tjetër, apo nëse “MSN”-ja e famshme tashmë do të mbetet vetëm “MS”, kur dihet se te Barça vijojnë të qëndrojnë vetëm Messi dhe Luis Suarez.

-
PSG-ja rrit sigurinë pas protestave kundër Messit e Neymarit
-
Laporta ka zbuluar se Neymari donte të kthehej te Barcelona para se Messi të largohej
-
Neymar i lumtur për transferimin e Messit: Sërish bashkë
-
Neymari lë të hapur mundësinë e rikthimit në Barcelonë
-
Neymari tenton ta bind Messin të transferohet te PSG-ja