Skuadra pejane Besa Famgas ka dominuar hendbollin kosovar në vitet e fundit, transmeton Koha Ditore.
Ndër të tjera, ka fituar pesë titujt e fundit të kampionit. Por për dallim prej herëve të kaluara kur Besa që në shtator, në hapje të edicionit,llogaritej pa konkurrencë, tani skuadra pejane nuk është favorite absolute.
Besa ka limituar vetëm në numrin e lojtarëve të huaj në përbërje, ndërsa skuadrat e tjera, para së gjithash Kastrioti, janë përforcuar për fillim të edicionit. Dhe kjo bën që edicioni i ri të vlerësohet shumë më i hapur se edicionet e kaluara. Kështu vlerësojnë në Federatën e Hendbollit të Kosovës, por edhe në klube.
Edicioni 2018/19 i Superligës së Kosovës në hendboll nis të shtunën (sot). Në hapje luhet derbi ndërmjet Prishtinës e Dritës, të shtunën (sot) prej orës 17:30. Edhe Prishtina e Drita kanë bërë ndryshime në përbërje dhe kanë pretendime për kreun e klasifikimit.
Besa Famgas e nis mbrojtjen e titullit në Mitrovicë, ku do të përballet me Trepçën, të shtunën (sot) nga ora 18:00. Ndërkohë Kastrioti luan ndaj Samadrexhës të dielën (18:00).(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).