Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas shitjes së Bonuccit, Juventusi kërkon mbrojtësin e Romës

Largimi i Leonardo Bonuccit ka aktivizuar drejtuesit e Juventusit për të sjellë një qendërmbrojtës në skuadër.

Sipas Tuttosportit kampioni italian e dëshiron mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas në radhët e veta, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roma ishte pajtuar ta shesë mbrojtësin grek te Zeniti për 35 milionë euro, por Manolas nuk e dëshiroi transferimin në Rusi.

Kurse tani Juventusi është i gatshëm ta blejë atë për të njëjtin çmim.

Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Chelsea, Arsenali, Liverpooli, PSG-ja e Manchester Unitedi.