Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot që gjitha klubet dhe përfaqësueset e Bjellorusisë që luajnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë ndeshjet si vendas në një fushë neutrale.
Po ashtu nuk do të lejohet asnjë tifoz në ndeshjet që ekipet nga Bjellorusia llogariten vendase.
Dënimet kanë ardhur si pasojë e rolit të Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është takuar sot dhe ka vendosur që gjitha klubet bjelloruse dhe përfaqësueset që garojnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë ndeshjet e tyre si vendase në fusha neutrale dhe atë menjëherë. Për më tepër, asnjë tifozë nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë nikoqire”, ka njoftuar UEFA.
FIFA dhe UEFA kanë vendosur pak ditë më parë të suspendojnë gjitha klubet dhe përfaqësueset ruse nga gjitha garat.