Sport

Pas pritjes së gjatë, Benzema ka sërish rastin të shënojë për Francën

Pasi i dha fund një pritjeje gati gjashtëvjeçare për një gol ndërkombëtar, sulmuesi i Francës, Karim Benzema, mund të shënojë përsëri, dhe atë të hënën e ardhshme.

Përfaqësuesja e Francës do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales të Kampionatit Evropian dhe sulmuesi mund ta shijojë këtë ndeshje për disa arsye. Benzema mund të luajë më lirshëm, pasi shënoi të dy golat në barazimin 2:2 kundër Portugalisë të mërkurën mbrëma, duke hequr një barrë të madhe nga shpina. Në fakt, ata i shin edhe golat e tij të parë për Francën që nga muaji tetor i vitit 2015.

“Të gjithë po e prisnin këtë”, pranoi sulmuesi i Real Madridit. “Presioni dallon kur luan për vendin tënd dhe unë jam i lumtur që shënova gol pas një kohe të gjatë”.

Ai gjithashtu mund të ndihet i sigurt, sepse ishte pikërisht kundër Zvicrës kur Benzema pati paraqitjen e tij të mëparshme më të mirë për Francën në një fitore 5:2 në Kupën e Botës “Brazili 2014”. Benzema shënoi dy gola, kurse e asistoi një tjetër për Moussa Sissokon përpara se arbitri Bjorn Kuipers të jepte shenjë për përfundimin e ndeshjes. Tifozët brazilianë në Salvador u impresionuan me stilin e tij shkëlqyes dhe ai ishte sulmuesi numër një për trajnerin Didier Deschamps. Antoine Griezmann po dilte në skenën ndërkombëtare dhe Olivier Giroud ishte pas Benzemës në hierarki. Vitin pasues, karriera ndërkombëtare e Benzemas ishte në rënie të lirë pas një grindjeje me Deschampsin për shkak të përfshirjes së lojtarit në një skandal. Benzemas kjo i kushtoi me lënien jashtë “Euro 2016”, ku Franca humbi ndaj Portugalisë në finale. Pastaj, ai e përcolli nga televizori i tij Kampionatin Botëror të vitit 2018 që u mbajt në Rusi, e të cilin e fitoi Përfaqësuesja e Francës. Një ndryshim i zemrës nga Deschampsi, e pa Benzeman të ftohet befasisht për “Euro 2020”, dhe pas një paraqitjeje zhgënjyese që e pati të shtunën e kaluar kundër Hungarisë, sulmuesi ishte në formën e tij më të mirë ndaj Portugalisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

“Ata gola ishin të rëndësishëm për Karimin”, tha Deschamps. “Por ai kurrë nuk pushoi së besuari në veten e tij dhe unë kurrë nuk kam ndaluar së besuari në të”.

Numri i 29 golave për Benzeman ​në 86 paraqitje ndërkombëtare duket pak i ulët për një lojtar me aftësi të tilla teknike. Sidoqoftë, loja e tij ka shumë më tepër se golat. Ai është një sulmues vetëmohues që krijon hapësirë ​​për të tjerët. Ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid me 450 gola dhe këtë e ka arritur përgjatë nëntë vjetëve duke luajtur në rolin e Benzemas te klubi spanjoll. Lidhja e tyre ishte e dukshme, kur ata u larguan të përqafuar me njëri-tjetrin nga fusha të mërkurën. Benzema ka hyrë në veten e tij qëkur Ronaldo u bashkua me Juventusin në vitin 2018. Ai është ngjitur në vendin e pestë të listës së përgjithshme të shënuesve më të mirë të Real Madridit, me 279 gola të shënuar dhe është i barazuar me vendin e katërt për më së shumti gola të shënuar në Ligën e Kampionëve, 71. Tani është koha që Benzema 33-vjeçar të ndihmojë Francën në “Euro 2020” me golat e tij. Ai e bëri këtë kundër Portugalisë dhe pritet ta bëjë një gjë të tillë në ndeshjen e ardhshme kundër Zvicrës. Mbi të gjitha, presioni ishte i madh ndaj Benzemas në “Euro 2020” sepse Franca ishte në disavantazh ndaj Portugalisë derisa tre javë më parë, ai e humbi penalltinë në miqësoren kundër Uellsit.

“Duhet të jeni të vendosur, nëse dëshironi të keni sukses. Unë gjithmonë kam besuar në aftësitë e mia dhe të njëjtën gjë do ta bëj edhe në ndeshjet e ardhshme. Shpresoj ta ndihmoj Francën që në fund të shpallet kampione”, insistoi Benzema.