Vetëm pas xhiros së 11-të, me të cilën edhe u mbyll faza e parë e garave në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina arriti të ngrihet në pozitën e parë të klasifikimit.
Këtë e arriti falë fitores 4:0 ndaj Besës, të shtunën, si dhe falë dështimeve të Llapit, që u mposht nga Liria (3:0), dhe Gjilanit që luajti baras (0:0) me Vllazninë, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina fazën e parë të garave të edicionit 2017/18 të elitës së futbollit kosovar e mbylli me 21 pikë, një më shumë se Llapi. Janë gjithsej tri faza me nga 11 xhiro.
Për kapitenin e Prishtinës, Armend Dallku, është arritur qëllimi që skuadra ka pasur pa nisur edicioni. Ai thekson se ka ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e plotë të synimit që ka Prishtina - të fitojë titullin e kampionit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.