Boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, skuadra e Juventusit po synon ta mbulojë me Eden Hazardin e Real Madridit.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Juventusi tashmë ka kontaktuar Realin në lidhje me çështjen e Hazardit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Juventusi po e kërkon huazimin njëvjeçar të belgut, me detyrim të blerjes së tij në fund të sezonit.
Ronaldo u largua nga Juventusi dhe pritet që t’i bashkohet Manchester Unitedit, ekip që ka ofruar 28 milionë euro me bonuse për kartonin e tij.
Në anën tjetër, Hazard është pjesë e Realit prej vitit 2019, por asnjëherë nuk ka arritur ta arsyetojë dëmshpërblimin e tij prej 115 milionë eurosh që e pagoi ekipi spanjoll.
Ai ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet.