Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas kurdisjeve, shfaqet edhe dhuna, tre të therur në tribunë të stadiumit

Tre persona kanë mbetur të lënduar me mjete të mprehta nga përleshja që ka ndodhur të shtunën në tribunën e stadiumit "Agron Rama" në Obiliq, gjatë ndeshjes së xhiros së 25-të të Superligës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës (2:1).

Njëri prej tyre, që ka marrë lëndime më të rënda, është ende i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman të mëtutjeshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përleshja ndërmjet një numri të madh të anëtarëve të grupit të tifozëve të Prishtinës, "Plisat" dhe disa zyrtarëve të klubit Trepça, ka ndodhur kur po zhvillohej minuta e 70-të e ndeshjes.

Përleshja nisi me grushte por më pas janë përdorur edhe mjete të mprehta, përkatësisht thika. Ajo zgjati rreth katër minuta. Për të ndalur rrahjen u desh intervenimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përdorën edhe sprej dhe shkopinj gome. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.