Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Ferizajt, Prishtina bartet në Pejë

Skuadra e futbollit Prishtina brenda pak ditësh do t'i luajë dy ndeshje si vendase në stadiume të ndryshme.

Të mërkurën në Ferizaj, Prishtina do ta presë Kosovën e Prishtinës, në kuadër të rrethit të katërt të Kupës së Kosovës, kurse në fundjavë do ta presë Llapin në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë, shkruan Koha Ditore.

Me Llapin do të përballet në hapje të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës.

Edhe ndeshjet tjera kampionale, Prishtina ka paraparë t'i zhvillojë në Pejë. Kështu është bërë e ditur të hënën nga klubi që llogaritet më i madhi në vend... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm