Kur zhgënjimi i madh dhe dhembja e humbjes 3:1 në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi të nisin të zbuten, Jurgen Klopp do të jetë në gjendje të reflektojë në paraqitjen e shkëlqyer në Evropë këtë stinor, por edhe në atë që duhet të bëjë për të dërguar skuadrën e tij në nivel tjetër.
Liverpooli përfundoi në vend të dytë në Evropë këtë stinor dhe të katërtin në Premier League, dhe edhe një klub me pritje kaq të mëdha dhe histori të pasur mund të shohë këtë të arritur me krenari, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mirëpo ndodhën ngjarje në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, të shtunën në një mënyrë që përgjithmonë do të lënë tifozët e Liverpoolit të hamendësojnë nëse humbën një mundësi të madhe për të fituar titullin e gjashtë të Evropës.
Largimi në pjesë të parë i golashënuesit më të mirë Mohamed Salah për shkak të lëndimit dhe dy gabime katastrofale të portierit Loris Karius, patën ndikim të madh në rezultatin përfundimtar, siç pati edhe goli spektakolar i Gareth Bale për Real Madridin.
Mirëpo, Klopp, që tash ka humbur gjashtë finalet e fundit si trajner, sigurisht se nuk do të mashtrohet të shohë finalen e stinorit thjesht te fati i keq dhe gabimet individuale.
Derisa ishte e duhur dhe e denjë që fjalët e tij pas ndeshjes sa u përket gabimeve të rënda të portierit Loris Karius, që kushtuan me pranimin e dy golave, ishin përkrahëse, Klopp pa dyshim do të reflektojë në vendimin e tij për pozitën e portierit. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sezoni i Liverpoolit arrin nivel të ri të ulët mes pasigurisë jashtë fushës
-
Përballjet e fundit mes Liverpoolit e Real Madridit
-
Liverpooli e Reali gati për spektaklin e futbollit
-
Salah ka rastin të harrojë lotët e finales së vjetme
-
Kariusi u kërkon falje të gjithëve për gabimet që i kushtuan me titull Liverpoolit