Kampioni i Shqipërisë, Partizani, ka humbur ndeshjen e parë të raundit të plejofit në Ligën e Konferencës.
Të enjten pasdite, Partizani pësoi 1:0 nga kampioni i Kazakistanit, Astana.
Ndeshja është luajtur në Astana.
Rezultati 1:0 e lë të hapur çështjen e kualifikimit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 31 gusht në Elbasan.
Partizani do të kërkojë ta përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në fazën e grupeve.
Stjepan Lonqar shënoi golin e vetëm në ndeshjen në Astana. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 41-të përmes një devijimi. Astanas iu anuluan dy goal më pas dhe rezultati mbeti 1:0.
Edhe
Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës
Ashtu si pritej vendasit kanë dominuar në fushë. Kanë krijuar 14 raste shënimi, ndërsa Partizani i kishte gjashtë.
Goditje në kornizë të portës Astana i kishte tetë, ndërsa skuadra tiranase vetëm një.
Skuadra kazakistanase kishte topin në pronësi në 74 për qind të kohës. Por shënoi vetëm një gol dhe rezultati i jep shpresa Partizanit për ndeshjen e kthimit.