Partizani i Tiranës është eliminuar nga Liga e Konferencës. Kampioni i Shqipërisë, nuk ka arritur ta tejkaloi edhe pengesën e fundit – raundin e plejofit.
Partizani barazoi në ndeshjen e kthimit të plejofit kundër Astanas, por ky rezultat nuk mjaftoi për ta prekur fazën e grupeve të kësaj gare.
Në duelin e dytë, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Partizani luajti 1:1 por Astana kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Në duelin e parë, ekipi nga Azerbajxhani kishte triumfuar 1:0 javën e kaluar në shtëpi. Në duelin e luajtur në Shqipërië, Partizani avancoi i pari. Sulmuesi Archange Bintsouka zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Arinaldo Rrapajt në minutën e 25-të. Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të, Astana barazoi rezultatin. Marin Tomasov shënoi për rezultatin përfundimtar, me të cilën Astana eliminoi Partizanin.