Kampioni i Shqipërisë, Partizani, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli.
Ndeshja e luajtur të enjten në stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë ka përfunduar me fitoren minimale 1:0 të mysafirëve.
Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në Moldavi, transmeton Koha Ditore.
Partizani pas eliminimit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Qarabagu, po vazhdon garat në Ligën e Evropës.
Për Sheriffin, titullar ishte Liridon Latifi, i cili u zëvendësua në minutën e 48-të.