Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani fiton në udhëtim

Partizani e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra nga Tirana mposhti në udhëtim Saburtalo Tbilisin e Gjeorgjisë me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të enjten, ndërsa golin e fitores e shënoi sulmuesi i krahut Tedi Cara.

22-vjeçari shënoi në minutën e 47-të. Titullar te Partizani ishte edhe kosovar Engjëll Hoti. Hoti nga fusha doli në minutën e 66-të.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm