Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tirana merr rezultat pozitiv në udhëtim

Tirana

Tirana ka marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues për në Ligën e Konferencës. 

26 herë fituesja e Superiores së Shqipërisë barazoi 1:1 në udhëtim te Torpedo Kutaisi i Gjeorgjisë të enjten mbrëma. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gledi Mici shënoi autogol në minutën e 20-të, ndërsa shifrat për skuadrën shqiptare i barazoi Rimal Haxhiu në minutën e 87-të. 

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese, ndërsa Tirana ka gjasa të mira për të avancuar tutje.