Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parma befason Interin

Interi vazhdon të ketë probleme në këtë fillim sezoni në Serie A.

Sot pësoi në shtëpi nga Parma, humbja e dytë nga katër ndeshjet e para, përderisa ka shënuar vetëm një fitore dhe ka një barazim, transmeton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 0-1.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Dimarco në minutën e 79.