Forma e shkëlqyeshme e Parisit këtë sezon është ndalur në Montpellier me rezultatin 0-0.
Parisi në këtë ndeshje hyri pa super-lojtarin e tij, Neymar, i cili nuk ishte as në bankën rezervë.
Por, edhe me gjithë forcën që kishte përpara, Cavani, Mbappe e Draxler, asgjë nuk u shkoi mbarë duke mos arritur të mposhtin gardianin e Montpellier, Lecomte.
Parisi, me mbi 75 për qind të posedimit të topit, pati mbi 10 tentime për gol, por vetëm një në drejtim të portës, për dallim nga 2 sa kishte Montpellier.
Me këtë pikë të siguruar, Parisi mbetet në vendin e parë në Ligue 1 me 19 pikë të tubuara, për dallim nga Montpellier që ka mbetur në pozitën e 12-të me 8 pikë të grumbulluara në xhiron e 7 të kampionatit francez.