Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini ka luajtur baras kundër ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën në “Yanmar Stadium Nagai” në Osaka, rezultati ishte 0:0.
PSG-ja nuk luajti me formacionin më të mirë, pasi trajneri Luis Enrique bëri ndryshime të shumta përgjatë ndeshjes.
Në anën tjetër, Al-Nassr u paraqit me ekipin më të mirë të mundshëm, të cilit në sulm i priu portugezi Cristiano Ronaldo. Ronaldo në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 66-të.