Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parejo, lojtari më i mirë i ndeshjes

Mesfushori i Villarrealit, Daniel Parejo, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Juventusin.

Villarreali e Juventusi barazuan 1:1 të martën mbrëma në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Parejo barazoi rezultatin në minutën e 66-të.

“Është shpërblim për paraqitjen e tij në pjesën e dytë”, kanë thënë nga paneli teknik i UEFA-s. “Ai shënoi gol vendimtar dhe ndihmoi ekipin e tij të kthehet në lojë. Po ashtu shfaqi përgjegjësi të nivelit të lartë si lider i ekipit”.

Artikuj të ngjashëm