Kapiteni i Villarrealit, Raul Albiol është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Bayern – Villarreal. Ndeshja në Munich përfundoi 1:1, ndërsa skuadra spanjolle avancoi në gjysmëfinale të Championsit falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
“Ai ka shfaqur lidership të jashtëzakonshëm në fushë. Është shembull i vërtetë. Ai ishte shumë i fortë në lojën në ajër dhe në situatat një kundër një. Ai lexoi lojën me intelegjencë”, ka vlerësuar paneli i ekspertëve të UEFA-s.