Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paralimpistët rusë do të garojnë të pavarur në Pyeongchang

Tridhjetë paralimpistë nga Rusia do të lejohen të garojnë si të pavarur në Lojërat Paralimpike Dimërore.

Rusia është suspenduar nga garat paralimpike që nga gushti i vitit 2016, pasi është raportuar se sportistët rusë kanë përfituar nga dopingu i sponsorizuar nga shteti, shkruan Koha Ditore.

Çdo paralimpist rus që dëshiron të garojë si i pavarur duhet të ketë së paku dy teste antidopingu në gjashtë muajt e fundit.

Lojërat Paralimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut do të mbahen nga 9 deri më 18 mars... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)