Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olimpistët e pavarur rusë njoftohen me kufizimet e IOC-së

Kur skuadrës olimpike të Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të dopingut të sponsorizuar nga shteti, vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ngriti shumë pyetje të rëndësishme.

Pos pyetjeve se në sa ngjarje olimpike sportistët rusë kishin përdorur substanca të ndaluara, u shtrua edhe pyetja nëse ndonjë sportist nga Rusia arrin të marrë leje për të garuar si i pavarur në "Pyeongchang 2018", çfarë do të ketë në uniformën e tij, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u është përgjigjur pyetjeve sa i përket veshjes.

Sportistët rusë që arrijnë të bindin zyrtarët e sportit se janë të pastër nga dopingu, do të kenë mundësinë të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, por nuk do të përfaqësojnë zyrtarisht Rusinë. Ata do të njihen si "Sportistët Olimpikë nga Rusia". Dhe IOC-ja qartë planifikon të jetë vigjilente me fjalën "Rusia", që të mos ketë tepër paraqitje në Lojërat Olimpike.

Me rregullat që janë bërë të ditur të mërkurën, uniformat e sportistëve e zyrtarëve rusë si dhe pajisjet e tyre mund të kenë vetëm dy gjëra: shkrimin "Sportistët Olimpikë të Rusisë" apo akronimin "OAR"...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)