Gjashtë vjet më parë, Micah Hamilton mblidhte topat si djalosh i ri te Manchester City dhe kishte qarkulluar një fotografi me trajnerin Pep Guardiola, që po i jepte instruksione për të ndihmuar në përshpejtimin e lojës.
Sot, të mërkurën në mbrëmje, ai shënoi gol në Ligën e Kampionëve, në debutimin e tij për klubin.
Hamiltoni, mesfushor me tipare sulmuese, i cili u bë 20-vjeçar muajin e kaluar, shfaqi potencialin e tij duke dribluar në zonën e skuadrës serbe, Crvena Zvezda.
Ylli në ngritje realizoi gol me gjuajtje të fuqishme për 1:0 në minutën e 19-të.
Hamilton u lind dhe u rrit në Manchester.
Edhe
City me pikë maksimale, fiton lehtë në Beograd
Skuadrës së Manchester Cityt iu bashkua në moshën 7-vjeçare dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit.
Ai ishte në bankën rezervë për duelin kundër Newcastlet në Kupën e Ligës dhe kundër Young Boysit në Ligën e Kampionëve në edicionin aktual.