Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me pikë maksimale, fiton lehtë në Beograd

Manchester City ka fituar të gjitha pikët e mundshme në Grupin G të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma City fitoi pa telashe ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd me rezultat 3:2.

Pep Guardiola ua dha rastin shumë lojtarëve të rinj. Micah Hamilton, dikur mbledhës topash te City, debutoi me gol në Champions. Ai realizoi në minutën e 19-të. Oscar Bobb dhe Kalvin Phillips shënuan golat tjerë të Cityt, që bëri detyrën në Beograd. Hwang In-beom dhe Aleksandar Katai shënuan golat për skuadrën vendase.

City ka fituar grupin me pikë maksimale, 18. Zvezda mori vetëm një pikë dhe u eliminua.