Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City “shkatërroi” Zvezdën e Beogradit

Kampioni në fuqi, Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3:1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.

Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1. Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.

Më 4 tetor, Manchester City do të jetë mysafir i RB Leipzigut.

Artikuj të ngjashëm