Lucas Paqueta ka filluar të bëjë pjesën e parë të testeve mjekësore të tij te Milani përpara përfundimit të transferimit të tij prej 35 milionë euro nga Flamengo.
Paqueta ishte në San Siro për të parë Milanin duke arritur një barazim 0-0 me Torinon të dielën dhe mesfushori sulmues bëri testet ‘sportive’ të hënën (sot) në mëngjes, transmeton ksp.
Braziliani është tani në rrugën e tij për në Milanello, ku do t’i nënshtrohet testeve tjera mjekësore përpara se të takojë Gennaro Gattuson dhe shokët e tij të ri të skuadrës.