Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqartësia me Ronaldon shtyn kalimin e Moratas tek Unitedi

Paqartësia rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos ka shtyrë zyrtarizimin e transferimit të Alvaro Moratas te Manchester Unitedi.

Diario Gol raporton se Real Madridi ka pranuar një ofertë nga Unitedi për Moratan, i cili ia ka konfirmuar Florentino Perezit dhe Zinedine Zidanet se dëshiron të luajë në Old Trafford nga sezoni i ardhshëm.

Reali dëshiron të zgjedh çështjen e Ronaldos para se të lejojë kalimin e Moratas tek Unitedi.