Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada kompleton ndeshjen në disfatën e thellë

Leart Paqarada ka luajtur në tërë ndeshjen për Koelnin, që të premten mbrëma pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Leipzigu.

Koelni u mposht 5:1 nga Leipzigu në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës.

Xavi Simons e hapi serinë e golave në minutën e 15-të, ndërsa tre minuta më pas, Sargis Adamyan, i barazoi shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë, Leipzigu shënoi edhe dy gola me Lois Opendan në minutën e 63-të e të 67-të, si dhe me Amadou Haidaran në minutën e 70-të dhe Yussuf Poulsenin në minutën e 82-të.

Leipzigu me këtë fitore zë përkohësisht vendin e katërt me 49 pikë, pasi Dortmundi me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e pestë ka 47 pikë.

Koelni mbetet me 18 pikë dhe vazhdon garën për mbijetesë.