Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada: Jemi të bashkuar si kurrë më parë

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada, ka thënë se skuadra është më e bashkuar se kurrë më parë.

Ai ka thënë se duhet qëndruar bashkë si familje, pasi se vetëm së bashku mund të dilet nga kjo krizë.

“Fazë shumë e vështirë për neve. Është fazë që duhet të qëndrojmë si familje, të përkrahim njëri-tjetrin. Normal që ke kohë të këqija. Është si mësim e në të ardhmen do të vijnë rezultatet. Është skuadra më e bashkuar se kurrë. Pas ndeshjes me Maqedoninë ka pasur fjalë të këqija e ofendime, e besoj se nuk është koha për këtë, por të qëndrojmë së bashku e të dalim nga kjo”, ka deklaruar Paqarada.

Artikuj të ngjashëm