Leart Paqarada pati një lëndim të lehtë në ijë të cilin e mori në duelin kundër Werder Bremenit. St. Pauli ku luan futbollisti i Kosovës barazoi në udhëtim te Werder Bremeni, 1:1, kurse Paqarada e kishte kompletuar një tjetër duel.
Mbrojtësi i krahut të majtë në fakt ka luajtur në të gjitha 12-të ndeshjet e St. Paulit në Bundesliga 2. St. Pauli prinë në tabelë me 26 pikë.
Ai ka qenë shumë i rëndësishëm në formacionin e Timo Schultzit, ndërsa praninë e tij në fundjavë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës.
“Ai ka qenë në stërvitje në këtë javë dhe mund të vazhdojë të stërvitet normalisht. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës”, ka thënë trajneri Schultz, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
27-vjeçari Paqarada këtë edicion ka shënuar 2 gola e 4 asistime në 14-të ndeshje në total.