Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada: Barazim me shije të humbjes

Pas barazimit të St. Paulit të premten në mbrëmje me skuadrën e Nurnbergut 1:1 në kuadër të xhiros së 32-të të Bundesliga 2, Leart Paqarada ka thënë se barazimi ka pasur ndjesinë e disfatës.

“Është ndjenjë e humbjes. Është shumë dëshpëruese sepse dhamë paraqitje të mirë dhe me meritë kaluam në avantazh”, ka thënë Paqarada për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.

St. Pauli është në pozitën e katërt dhe ka bërë hap të gabuar në luftën për inkuadrim më Bundesliga. Ka 54 pikë, pesë më pak se Schalke lider, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.