Përzgjedhësi Panucci, largon nga kombëtarja portierin “kuqezi”
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, mësohet se ka përjashtuar nga Kombëtarja portierin Thomas Strakosha.
Sipas medieve në Shqipëri, arsyeja e përjashtimit të portierit “kuqezi”, është vonesa e këtij të fundit në grumbullim, raporton KTV.
Portieri i Lazios, ka humbur aeroplanin nga Roma, duke u detyruar të shtyj udhëtimin për në Shqipëri.
Pas këtij veprimi, trajneri italian ka marrë vendim që ta përjashtojë portierin “kuqezi” që po kalon formë fantastike me Lazion.
Shqipëria ndeshjet e parë kualifikuese për “Euro 2020”, do të luajë ndaj Turqisë.