Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, të premten ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusia 2018", që do të zhvillohen muajin tjetër.
Tekniku italian ka ftuar 24 lojtarë, ndërsa tre prej tyre për herë të parë do të grumbullohen me kuqezinjtë. Shqipërinë e presin ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë, që i takojnë grupit G të eliminatoreve, shkruan sot Koha Ditore.
Mbrojtësit Hysen Memolla e Ivan Balliu dhe sulmuesi Valon Ahmedi janë ftuar nga tekniku italian që ka lënë jashtë listës mesfushorët Taulant Xhaka e Ergys Kaçe. Memolla është pjesë e Hajdukut të Splitit, Balliu aktivizohet te Metzi derisa Ahmedi te skuadra e Mariborit.
Ndërkohë, sulmuesi Bekim Balaj nuk është ftuar për shkak të lëndimit të gjurit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Memolla e Ahmedi premtojnë të shfrytëzojnë rastin
-
Panucci publikon listën e lojtarëve për eliminatoret “Rusia 2018”
-
Ish-futbollisti i Barcelonës ftohet nga Shqipëria, mbesin jashtë Xhaka e Kaçe
-
Befasi në listën e Shqipërisë: mungojnë emra të rëndësishëm, ftohet Zeka
-
Tetë lojtarë shqiptarë ftohen nga Maqedonia e Veriut