Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panadiqi thotë se goli u pranua nga pakujdesia

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, ka theksuar pas ndeshjes se goli që u pranua ishte thjeshtë nga pakujdesia.

Por, ai nënvizoi po ashtu se dallimi nga fusha me bar sintetik në atë natyral, ua ka vështirësuar punët edhe më shumë.

“Kemi përgatitur ndeshjen në javën e fundit në atë mënyrë që të përshtatemi në një terren me bar natyral. Kemi pranuar një gol nga një pakujdesi, ndërsa për pjesën tjetër nuk i kritikoj djemtë për asgjë. Në pjesën e dytë kishim rënie në lojën tonë”, deklaroi Panadiq pas ndeshjes.