Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) e ka gati projektin për të rritur kapacitetin e ulëseve dhe të rregullojë ndriçimin në palestrën e vogël të Pallatit, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në mënyrë që të plotësojë standardet minimale për ndeshje eliminatore të Përfaqësueses së basketbollit.
Zyrtarë të MKRS-së thonë se kanë ndarë edhe buxhetin për këtë punë, porse punimet nuk do të nisin deri në miratimin e këtij projekti nga FIBA, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse FIBA miraton këtë formë të projektit, atëherë punimet do të nisin shpejt në mënyrë që Përfaqësuesja të mundë të luajë ndeshjet eliminatore për Botërorin 2019, gjatë muajit nëntor.
Projekti parasheh që kapaciteti i ulëseve të rritet në 3.000 nga më pak se 2.000 sa është tash. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gashi zotohet se salla në Prishtinë do të jetë e gatshme për ndeshjen me Lituaninë
-
MKRS-ja për 200 mijë euro rrezikon ta kthejë në dështim fushatën historike të Kosovës
-
Kompromisi Kosovë - FIBA: 2.813 ulëse në palestër
-
680 ulëse të reja në palestrën “Minatori”
-
Palestra sportive, e djegur dy dekada më parë, në kërkim të fondeve për t'u rinovuar