Sulmuesi Rodrigo Palacio do të jetë pjesë e Bolognas edhe në edicionin e ri, pasi të enjten ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit të ardhshëm, kanë raportuar mediumet italiane. Palacio është pjesë e Bolognas që nga viti 2017 dhe këtë edicion ka shënuar shtatë gola e ka asistuar tri herë në 27 ndeshje në të gjitha garat.
38-vjeçari është pjesë e futbollit italian që nga viti 2009 dhe në total ka realizuar 87 gola në 312 paraqitje.
Karrierë në Itali ka bërë edhe tek Interi e Genoa.