Sulmuesi i krahut, Riccardo Orsolini nuk do të transferohet në Angli, pasi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Bolognas, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.
Ai ishte pranë kalimit te Fulhami por në momentet e fundit ka ndërruar mendje për t’i qëndruar besnik Bolognas.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte vitin e ardhshëm, Orsolini do të jetë pjesë e Bolognas deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 2 milionë eurosh.
Ai është pjesë e Bolognas prej vitit 2018, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe për Juventusin e Atalantan.
Edicionin e shkuar, ai shënoi 11 gola dhe asistoi 4 herë në 32 ndeshje kampionale. Krahas Fulhamit, interesim për 26-vjeçarin këtë verë kishte shfaqur edhe skuadra e Sevillas.