Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paga e Messit me kontratën e tij të re, lë prapa Ronaldon

Messi sot ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën që e bën atë njërin prej sportistëve më të paguar në botë.

Argjentinasi vazhdoi kontratën me Barcelonën deri më 2021 me klauzolë largimi prej 700 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë ajo që nuk është konfirmuar nga klubi katalunas është paga e tij, për të cilën mediat spanjolle raportojnë se me kontratën e re Messi do të marrë pagë prej 640 mijë euro në javë, që do të thotë rreth 100 milionë euro deri në përfundim të kontratës.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo besohet se përfiton rreth 400 mijë euro në javë, dhe nuk pritet që të ketë rritje të pagës, kurse ka kontratë me Los Blancos deri më 2021.