Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e kalon Messin në aspektin financiar

Ylli i skuadrës Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, kryeson listën e sportistëve më të paguar në botë nga revista “Forbes”.

Ronaldo e ka kaluar në këtë listë edhe yllin e Paris Saint-Germainit, Lionel Messin.

Ronaldo sipas “Forbesit”, ka përfituar rreth 124 milionë euro në vitin 2022, ndërsa në vendin e dytë ka qenë Lionel Messi.

Portugezi Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi në fund të vitit të kaluar, ndërsa përfitimet e majme vijnë nga transferimi, pagat dhe bonuset, si dhe nga marrëveshjet e sponsorizimit.

Lionel Messi menjëherë në pozitën e dytë në vitin 2022, ka përfituar rreth 119 milionë euro.

Kylian Mbappe që shënoi “hat-trick” në finale të Botërorit, e plotëson treshen me rreth 110 milionë euro përfitime.

Artikuj të ngjashëm