Qendërmbrojtësi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu është prezantuar të hënën te skuadra e Paderbornit, që garon në Bundesliga 2. 28-vjeçari u transferua te Paderborni nga skuadra e Kategorisë së tretë gjermane, Ingolstadt. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Drejtori sportiv i Paderbornit, Benjamin Weber ka thënë se Musliu do të jetë vlerë e shtuar e skuadrës.
“Visari është në kulmin e tij si futbollist dhe ka një përzierje shumë të mirë të përvojës dhe pjekurisë fizike, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në pozicionin e tij. Si profesionist me përvojë, ai gjithashtu do t’i japë ekipit tonë stabilitet shtesë me cilësitë e tij drejtuese në fushë”, ka thënë Weber. Reprezentuesi i Maqedonisw sw Veriut karrierën e nisi te të rinjtë e Gostivarit, ndërsa ishte edhe pjesë edhe e Renovës, Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës. Më pas u transferua te skuadra hungareze, MOL Fehervar. Në edicionin e fundit zhvilloi 25 ndeshje në kampionat.