Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musliu përjashtohet në ndeshjen debutuese

Visar Musliu është përjashtuar me të kuq në ndeshjen debutuese në Bundesliga 2 me skuadrën e Paderbornit.

Qendërmbrojtësi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, me Paderbornin të dielën u mposht thellë në udhëtim te Greuther Furthi, 5:0.

Musliu u përjashtua nga loja në minutën e tetë. Gjyqtari fillimisht i dha karton të verdhë, por pas rishikimit të situatës në VAR, e ndryshoi mendimin dhe e përjashtoi nga loja 28-vjeçarin.

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, luajti deri në minutën e 76-të.

Artikuj të ngjashëm