Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musliu pritet të transferohet te Paderborni

Qendërmbrojtësi Visar Musliu pritet ta vazhdojë karrierën te skuadra e Paderbornit, ka shkruar të shtunën “ekipa.mk”.

Musliu që përfaqëson Maqedoninë e Veriut mund të zyrtarizohet në javën tjetër te skuadra ku luan Florent Muslija, futbollisti i Kosovës.

Musliu aktualisht është futbollist i Ingolstadit, që bën gara në rangun e tretë të futbollit gjerman.

28-vjeçari karrierën e nisi te të rinjtë e Gostivarit, ndërsa ishte edhe pjesë edhe e Renovës, Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Më pas u transferua te skuadra hungareze, MOL Fehervar. Në edicionin e fundit zhvilloi 25 ndeshje në kampionat.