Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paderborni interesohet për Seferin

Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Gjermani.

Interesim për shërbimet e Seferit thuhet se ka shfaqur Paderborni, ekip që bën gara në Bundesligën 2.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet ukrainase, ndërsa Seferi është pjesë e skuadrës Vorskla Poltava. 26-vjeçari para fillimit të këtij edicioni u transferua në Ukrainë, ndërsa në 22 ndeshje të luajtura për Vorsklan ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 1 asistim.

Seferi ka kontratë me ekipin ukrainas deri në vitin 2025, ndërsa ka edhe 11 ndeshje të luajtura dhe 1 gol te shënuar me fanellën e Shqipërisë.