Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pacquiao kthehet në ring në muajin gusht

Manny Pacquiao do të hyjë në ring për meçin e parë në boks për herën e parë në dy vjet. Ai do të përballet me kampionin e peshave të lehta WBC dhe IBF, Errol Spence Jr., në muajin gusht.

42-vjeçari nuk ka boksuar qëkur mposhti Keith Thurmanin në titullin WBA të peshave të lehta në korrik të vitit 2019-të.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë boksieri Pacquiao në rrjetin social “Twitter”, se do të boksojë kundër 31-vjeçarit Spence Jr. në Las Vegas më 21 gusht.

Do të jetë lufta e tij e 72-të në boksin profesionale.

Ai kërkon që të fitojë titull bote në dekadën e katërt. E fitoi të parin në vitin 1998. Ka tituj bote të fituar në tetë pesha të ndryshme në karrierën e tij profesionale 26-vjeçare.

Spence Jr. ka rekord prej 27 fitoreve dhe asnjë disfate. Fitoi në dhjetor kundër Danny Garcias. Edhe ai do të kthehet në ring për herën e parë prej vitin 2019-të, pasi pësoi aksident të rëndë që e la atë në përkujdes intensiv për një kohë.

“U krye marrëveshja. Shihemi në Vegas për meçin më të madh të vitit”, ka shkruar në “Instagram”, Spence Jr, pasi e mori lajmin për konfirmimin e meçit.

Artikuj të ngjashëm